‘Nuk kemi hasëm’/ Nëna e vëllezërve të ekzekutuar, kërkesë shtetit: Zbardhni vrasjen

‘Nuk kemi hasëm’/ Nëna e vëllezërve të ekzekutuar, kërkesë shtetit: Zbardhni vrasjen

16:57, 10/12/2020

Pas zbulimit të ngjarjes, nëna e dy djemve Andrea dhe Martin Olldashi të vrarë me armë zjarri, foli për mediat, duke treguar se djemtë e saj nuk i kishte në hasmëri.

Ajo shton se shteti duhet të gjejë të drejtën dhe të zbardhet vrasja e dy djemve të saj.

“Nuk e di do të gjenden apo jo autorët. Unë me hasëm nuk i kisha, atë le ta gjejë shteti. Për djemtë e mi le të pyesin pallatin”, shprehet nëna e të rinjve.

Ndërkohë nga ana tjetër për mediat ka folur edhe një nga fqinjët Bujar Maliqi, teksa u shpreh se dy djemtë nuk kanë shkaktuar probleme në zonë, ndërsa shtoi se është tronditur nga ngjarja.

“Shumë çuna të mirë janë. Telashe këtu nuk kishin. I ati i tyre merrej me peshkim, e ëma punonte në bankë dhe ka dalë në pension. Ndërsa vetë ata si të gjithë çunat tona që janë pa punë të gjithë në Shqipëri. Jemi të tronditur. Gjynah. Kishin vetëm këta dy djem. Ai që e ka bërë ju thaftë dora”, thotë ai./ abcnews/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco