E dhimbshme/Vdes punëtori i ndërtimtarisë derisa punonte në projektin 'Bashkimi i Qytetit'

E dhimbshme/Vdes punëtori i ndërtimtarisë derisa punonte në projektin 'Bashkimi i Qytetit'

16:09, 10/12/2020

Një punëtor i projektit infrastrukturor 'Bashkimi i Qytetit' ka ndërruar jetë sot, pas lëndimeve të rënda që mori në punë.

Lajmin e ka konfirmuar Komuna e Ferizajt, shkruan Syri.net Kosova.

"Pasditen e sotme, një ngjarje tragjike ndodhi në njërin nga segmentet e punës në projektin infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit”, me ç’rast njëri nga punonjësit e kompanisë  kontraktuese mori lëndime të rënda që pas përcjelljes në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ndërroi jetë.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe drejtorët e drejtorive komunale i shprehin ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit", thuhet në reagimin e komunës.

Lexoni postimin e plotë:

Pasditen e sotme, një ngjarje tragjike ndodhi në njërin nga segmentet e punës në projektin infrastrukturor "Bashkimi i...

Posted by Komuna e Ferizajt on Thursday, December 10, 2020

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco