Edhe gjykimi Xhabir Zharkut ka dështuar

Edhe gjykimi Xhabir Zharkut ka dështuar

13:33, 08/12/2020

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar i paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për rastin ku Xhabir Zharku po akuzohet për korrupsion. 

Avokatja Albana Kelmendi  e cila mbron të akuzuarin ka propozuar shtyrjen e seancës, me arsyetimin se nuk posedon provat që kanë të bëjnë me rastin, si dhe deklaratat e dëshmitarëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë, prokurori Rasim Maloku deklaroi se mund t’ia siguroj të gjitha, ku dhe vazhdoi me leximin e aktakuzës.Mirëpo, i akuzuari Zharku tha se rreth fajësisë do të deklarohet pas shqyrtimit të provave me mbrojtësen e tij, pasi fillimisht ti kenë pranuar ato.Në këto rrethana, gjykatësi Ibrahim Idrizi e ka shtyrë shqyrtimin fillestar për 10 dhjetor 2020, në ora 10:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco