Po drejtonte mjetin ku humbi jetën 22 vjeçarja, gjykata merr vendimin për Denisa Dokun

Po drejtonte mjetin ku humbi jetën 22 vjeçarja, gjykata merr vendimin për Denisa Dokun

13:28, 08/12/2020

19-vjeçarja Denisa Doku ka dalë sot në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë nga gjykata, pas aksidentit të ndodhur të shtunën në Kamëz, ku humbi jetën Alida Spahiu, 22 vjeçe.

Dy të rejat ishin kunata me njëra-tjetrën, pasi Alida ishte e fejuar me vëllanë e Denisës.

Ndërkohë mësohet se Gjykata ka lënë në arrest shtëpie Denisa Dokun, e cila ishte në drejtimin e makinës SMART që u aksidentua në Kamzë të shtunën.

Prindërit e viktimës kanë paraqitur një deklaratë të noterizuar në Gjykatë, ku kërkojnë që 19-vjeçarja të mos ndiqet penalisht për aksidentin, pasi marrëdhëniet e tyre familjare janë të sqaruara.

“Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Ne kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, thuhet në deklaratën që ka lëshuar babai i të ndjerës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco