Vrasja e të riut/ Prokuroria përjashton nga hetimet policinë e Tiranës, ja çfarë tha efektivi...

Vrasja e të riut/ Prokuroria përjashton nga hetimet policinë e Tiranës, ja çfarë tha efektivi...

11:27, 08/12/2020

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie. ‘Neës24’ raporton se policia e Tiranës është përjashtuar nga hetimi i kësaj çështje, ndërsa Prokuroria po heton bashkë me SHÇBA. Sipas Lalës, dy punonjës të patrullës së Shqiponjave ishin përcaktuar për kontrolle në zonën e Laprakës, teksa gjatë shërbimit, në mesnatë kanë pikasur një të ri që ecte në rrugë.

Ndonëse i kanë kërkuar që të ndalonte, 25-vjeçari nuk i është përgjigjur thirrjes, ndërsa është futur në një rrugicë. Ndërkohë dy policët janë në rrugë të ndryshme, për t’i dalë para të riut, ndërsa pas 800 metra ndjekjeje, një prej efektivëve ka qëlluar ndaj të riut. Gazetarja Klodjana Lala ka siguruar detaje nga dëshmia para grupit hetimor të efektivit me inicialet N.H. Polici pretendon se ka qëlluar në drejtim të të riut për faktin se ai e kërcënonte për ta vrarë. Këtu prokuroria ka dyshimet e saj, ndërsa po vijon hetimet. “Kemi synuar me kolegun tim që ta ndalonim personin, për ta pyetur se pse kishte dalë nga banesa”, mësohet të ketë thënë polici.

Mësohet se polici, është baba i një fëmije të mitur, ndërsa kishte 3 vite që ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa nuk njihej si person problematik në punë. Nga ekspertiza paraprake, Klodjan Rasha, është qëlluar me një plumb që i ka prekur arterien kryesore të zemrës, duke i shkaktuar atij vdekjes.

Nga ana tjetër policia deklaroi se rreth 80 metra larg trupit të të riut u gjet një pistoletë, ndërkohë që po hetohet nëse i përket atij apo nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë. Ndër të tjera Lala tregoi dhe disa detaje nga dëshmia e babait të viktimës në polici. Sipas tij djali kishte dalë në mbrëmje për të pirë kafe, edhe pse ai i ishte shprehur kundër për shkak të orës policore. Babai i viktimës pohoi me bindje se djali i tij nuk e dispononte një armë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco