Tiranë, identifikohet i riu që u qëllua për vdekje nga Policia, nis hetimi për rrethanat e vrasjes

Tiranë, identifikohet i riu që u qëllua për vdekje nga Policia, nis hetimi për rrethanat e vrasjes

07:52, 08/12/2020

Mësohet emri i 25-vjeçarit që u qëllua për vdekje nga Policia e Tiranës pas mesnate në rrugën Dritan Hoxha. Viktima quhet Klodian Rasha, sipas burimeve jozyrtare. Ai ka qënë person me precedentë penalë, i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016.

Patrulla e policisë e pikasi Rashën pas mesnate duke lëvizuar në mënyrë të dyshmitë në rrugën “Dritan Hoxha”. Por I riu nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe është kthyer ndaj tyre me një send ende të papërcaktuar në dorë. Efektivi i policisë e ka qëlluar në kushtet e mungesë së ndriçimit dhe e ka plagosur Më vonë, Rasha ka ndërruar jetë nga plagët në spital.

Menjehërë pas vrasjes, Policia njoftoi se është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

Prokurori shkoi në vendngjarje dhe monitoroi të gjitha veprimet që u kryen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit njoftoi se:

"Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të forte, në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.|

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco