FNSH e RENEA nisin operacionin në Lezhë, ndalohen të dyshuarit për vrasjen e policit

FNSH e RENEA nisin operacionin në Lezhë, ndalohen të dyshuarit për vrasjen e policit

07:38, 05/12/2020

Policia e Shtetit ka ngritur pika kontrolli në Lezhë dhe në Shkodër dhe forca të saj, të mbështetur nga FNSH dhe specialët e RENEA po kontrollojnë zonën për të marrë në pyetje personat që dyshohet si autorë apo kanë dijeni për vrasjen e efektivit Xhulio Prela.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, - njoftoi Policia, - mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.”

Ka qënë një telefonatë në orën 2:20 pas mesnate në Sallën Operative të Lezhës për një makinë Voksëagen që kishte dalë nga rruga në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush.

Brenda mjetit është zbuluar trupi i Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Situatën tashmë e ka mërrë në dorë një grup i posaçëm hetimor me ekspertë të Policisë Kriminale dhe të Policisë së Lezhës nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco