Dyshoi se ishte prekur nga Covid, 57-vjeçari në Tiranë tenton të vetëvritet

Dyshoi se ishte prekur nga Covid, 57-vjeçari në Tiranë tenton të vetëvritet

11:01, 02/12/2020

Një 57-vjeçar me inicialet R.SH ka tentuar që të vrasë veten, për shkak se dyshonte se ishte infektuar me Covid.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 57-vjeçari ka tentuar që të priste damarët në banesën e tij.

Ai ka deklaruar në Polici se kërkonte që t'i jepte fund jetës, për shkak të dyshimeve se ishte infektuar nga Covid 19.

Mësohet se 57-vjeçari është dërguar me urgjencë nga ana e familjarëve në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk jepen detaje nëse ai ka pasur apo jo shenja të Covidit, që e ka thënë dhe si shkak për të ndërmarrë vendimin ekstrem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco