FOTO/ Pamje nga makina e shkrumbuar, për të fshehur gjurmët autorët i hoqën automjetit….

FOTO/ Pamje nga makina e shkrumbuar, për të fshehur gjurmët autorët i hoqën automjetit….

18:29, 01/12/2020

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në Lezhë, ku mbeti plagosur shtetasi, Aleksandër Deda, i njohur ndryshe si ‘Aleksi i Druve’.

Siç shikohet edhe nga fotot e siguruara nga Syri Tv, të makinës së përdorur nga autorët, këta të fundit i kanë hequr targat e mjetit, për të fshehur gjurmët.  

Policia është njoftuar për ngjarjen nga urgjenca e spitalit rajonal Lezhë, nga ku është konstatuar se shtetasi Aleks Deda, i njohur në qytetin e Lezhës me nofken "Leksi i Druve " ka një plagë me armë zjarri.

Nga informacionet e para të marra nga Policia, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afersi të restorant "Bezhi ", dyshohet se është qëlluar me armë në drejtim të këtij shtetasi i cili ka mbetur i plagosur.

Mjet i autorëve u gjet i braktisur duke u djegur në fshatin Pllanë Lezhë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco