Sulmohet me armë derisa po punonte me buldozher

Sulmohet me armë derisa po punonte me buldozher

14:36, 01/12/2020

Derisa një person ishte duke punuar me buldozher në fshatin Rastavic mesditën  e hënë, papritmas disa persona të panjohur kanë gjuajtur me armë  drejt tij.

Ai ka informuar pë sulmin policinë të cilat kanë dalë te vendi i ngjarjes ku kanë gjetur edhe tri gëzhpja  dhe po merren me zbardhjen e rastit.

Policia njofton se në fshatin Rastavic të Komunës së Deçanit me 30.11.2020 rreth orës 14:35, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se për deri sa ishte duke punuar me një ekskavator, persona të pa njohur nga një distancë kanë shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tij. 

Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të pa njohur, ndërsa në automjetin (kombi) të viktimës janë vërejtur tri vrima dhe një predhë. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco