Nuk paraqitet në gjykatë Haradinaj, dështon nisja e rigjykimit

Nuk paraqitet në gjykatë Haradinaj, dështon nisja e rigjykimit

10:08, 01/12/2020

Ka dështuar të mbahet rigjykimi ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla në GJykatën Themelore të Prishtinës.

Ajo akuzohet për mos raportim të pasurisë. 

E arsyeaj e shtyrjes së seancës gjyqësore ishte mungesa e të akuzuarës Haradinaj.

Avokatja mbrojtëse Merita Emini -Stublla, përmes një parashtrese e ka njoftuar gjykatën se klientja e saj ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, për çka dhe nuk ka mundur të jetë prezent në gjykatë.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, gjyqtari Alban Ajvazi e caktoi atë të radhës për 18 dhjetor, nga ora 9:00.

Ai tregoi se e akuzuara do të ftohet përmes ftesës së rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco