Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, ndalohet një 58-vjeçar Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, ndalohet një 58-vjeçar

17:29, 29/11/2020

Sot rreth orës 14:30 në Podujevë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
 

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka konfirmuar për Express se i kanë gjetur tri gëzhoja në vendin e ngjarjes e pastaj e kanë identifikuar një 58-vjeçar si të dyshuar për të shtënat, duke e intervistuar dhe duke ia sekuestruar një revole të tipit Browing.

“Sot rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Skënder Beu” në Podujevë ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së informatës njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para gjurmuese dhe të këqyrjes së vendngjarjes kanë arritur të gjejnë tri gëzhoja. Ndërkohë që janë gjetur gëzhojat është zgjeruar horizonti i punës hetimore për të identifikuar personin që ka shtënë me armë. Veprimet e shpejta hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit; • O. M, 58 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është intervistuar nga ana e policisë, dhe nga i njëjti është sekuestruar; ? Një revole e tipit Browing, kalibrit 7.65 mm, nga e cila dyshohet të jetë shtënë”, ka thënë Borovci.

Policia ka thënë se të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco