Arrestohen gjashtë persona pasi u përfshinë në përleshje

Arrestohen gjashtë persona pasi u përfshinë në përleshje

15:50, 29/11/2020

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në ora 19:50, policia  ka marrë informacionin se në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës,  ka pasur një përleshje në mes të disa personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, me ç’ rast kanë ngritur dyshimet e bazuara se në këtë  përleshje janë përfshirë gjashtë persona ku  nga sulmet fizike  dhe përdorimi i mjeteve të forta, lëndime trupore  kanë pësuar disa prej tyre.

Duke parë rrethanat në vendngjarje policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë veprimet e saja  operative e hetimore, në përpjekje për të zbardhur dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Së këndejmi është bërë  identifikimin dhe arrestimin i gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në rast: K. R, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, B. M, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, M. P, mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. P,  mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, F. P,   mashkull 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, Q. P,  mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar  të sipër cekur pas arrestimit janë dërguar në mbajtje  prej 48 orësh për të  vazhduar më tej me procedurat e nevojshme hetimore.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre ësh iniciuar një hetim për rastin sulm dhe  lëndim i lehtë trupor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco