Përleshje në Prishtinë, avokati: Polici kërcënoi me pistoletë një qytetar në mes të rrugës

Përleshje në Prishtinë, avokati: Polici kërcënoi me pistoletë një qytetar në mes të rrugës

17:21, 28/11/2020

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur rreth orës 14 e 30 në mes të rrugës në Veternik të Prishtinës.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen dy persona ku në duar ata mbanin armë zjarri dhe sëpatë.

Njëri nga ta siç shihet në pamjet e kamerës, mban në dorë një pistoletë dhe ia drejton armën një personi tjetër i cili është i pa armatosur.

Mirëpo me të arritur policia në vend të ngjarjes personat kanë ikur.

Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje për rastin.

Lidhur me rastin, ka folur Avokati Asdren Hoxha.

Hoxha për Telegrafin ka thënë se klienti i tij i cili shihet pa armë me kapelë në dorë, ka qenë rrugës si vozitës normal dhe papritur dy persona i kanë bërë presion gjatë vozitjes dhe ia kanë bllokuar rrugën.

Sipas tij, personi që e kërcënon me armë zjarri, klientin e avokatit Hoxha është polic.

Ai ka thënë se ka njoftuar inspektoratin policor të Kosovës, dhe po pret që edhe zyrtarisht të paraqes rastin në fjalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco