Vjedhje, tentim-vrasje e grabitje e armatosur, çka po ndodh kështu në Prishtinë?

Vjedhje, tentim-vrasje e grabitje e armatosur, çka po ndodh kështu në Prishtinë?

12:31, 28/11/2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë dhe qytetet përreth që hyjnë nën rajonin e Prishtinës ka pasur shumë ngjarje kriminale.

Bëhet fjalë për vrasje në tentativë, grabitje të armatosur e vjedhja të rënda.

Gjatë 24 orëve të fundit në Hajvali dhe Milloshevë kanë ndodhur 2 tentimvrasje të ndryshme.

“Viktima mashkull kosovar raporton se në Hajvali është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.”, thuhet në raportin e Policisë.

Gjithashtu në fshatin Milloshevë katër persona të dyshuar kanë sulmuar dy të tjerë dhe pas përleshjes me grushta ka pësuar edhe plagosja me armë të zjarrit e njërit nga dy viktimat.

“Katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët ishin në marketin e pompës se derivateve. Njëri nga te dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave dhe ka plagosur që të dytë. Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur, ndërsa viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori rasti mbetet nën hetime.”, thuhet në raportin e policisë.

E një grabitje e armatosur ka ndodhur në një barnatore në Prishtinë. Sipas viktimës femër që e ka raportuar rastin në polici, personi i dyshuar nën kërcënimin e armës ka vjedhur një kuletë me para.

“Viktima femër kosovare raporton se derisa ishte se bashku me dëshmitaren femër kosovare në barnatore, një person i dyshuar nën kërcënimin e armës (revole) ka grabitur një kulet në të cilin kishte para. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore dhe kanë arrit ta identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë.

E vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan ku janë vjedhur tetë bateri dhe 600 litra derivate.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se nga persona të panjohur nga makineria e rende punuese kanë vjedhur tetë bateri dhe 600 litra derivate. Lidhur me rasatin është njoftuar prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.

Në Prishtinë dhe në Komoran janë raportuar dy raste të zjarrvënies, ndërsa në Gllobar të Drenasit një rast i kanosjes.

Në Fushë Kosovë gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një sulm fizik. Një femër viktimë ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht atë.

Rastet tjera janë shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, gjetje e mjetit të dyshuar dhe arrestim i personit të kërkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco