Ky është krimi i tmerrshëm që kanë kryer marokenët, të cilët i kapi sot Njësia Speciale e Kosovës

Ky është krimi i tmerrshëm që kanë kryer marokenët, të cilët i kapi sot Njësia Speciale e Kosovës

13:21, 27/11/2020

Tre marokenët të arrestuar sot në Prishtinë, dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e ndodhur, më 17 nëntor, në Otes afër Sarajevës.

Jasmin Beroviqi (36) humbi jetën pasi ishte therur me thikë nga emigrantët ndërsa dy të tjerë u plagosën dhe po vazhdojnë të mjekohen në Qendrën Klinike Universitare, në Sarajevë.

Autoritetet boshnjake nisen hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pas dy ditëve në pranga përfundoi migranti maroken, Hacham Aglaras, por ai më pas u lirua, sepse policia nuk kishte prova se ai e kishte kryer krimin.

Kërkimi i të dyshuarve u zgjerua edhe përtej kufijve dhe sot pas hetimeve të EUROFAST-it, Njësia speciale intervenuese e Policisë së Kosovës, vendosi në pranga tre marokenë në Prishtinë, të cilët ndodhen ende në stacion të policisë, duke u intervistuar.

Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për këtë operacion të EUROFAST-it, mirëpo burimet e IndeksOnlinet, thonë se ata janë të dyshuarit për këtë krim, i cili kishte terrorizuar banorët e Sarajevës, javën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco