Me hark dhe 6 shigjeta në aeroportin e Prishtinës, ndalohet 'Robin Hudi'

Me hark dhe 6 shigjeta në aeroportin e Prishtinës, ndalohet 'Robin Hudi'

07:34, 27/11/2020

Prishtinë - Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” mbrëmjen e së enjtes është ndaluar një person nga Policia, me nënshtetësi kosovare, pasi ai po hynte në vend i armatosur rrezikshëm.

Dogana ka kontrolluar valixhen e pasagjerit dhe ka vërejtuar sende të çuditshme brenda tij, që përmbushnin kriterin për armët.

Pas hapjes së valixhes, brenda u gjet një hark i stërmadh me gjashtë shigjeta nga 78 centimetra, të cilat janë konfiskuar menjëherë.

Policia e Kosovës njoftoi se “i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt”, pas sqarimit të situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco