VIDEO/ Para syve të dy fëmijëve, burri qëllon për vdekje ish-të dashurën

VIDEO/ Para syve të dy fëmijëve, burri qëllon për vdekje ish-të dashurën

22:31, 26/11/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, ku një 46 vjeçare është qëlluar me armë zjarri në mes të ditës, para dy fëmijëve të saj të mitur.

Mediat lokale shkruajnë se plumbat e marrë në kokë e gjoks rezultuan fatale për Maria Cristina Cale, e cila ndërroi jetë në vend.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin, një burrë të veshur me të kuqe, i cili dyshohet se ka qenë ish i dashuri i viktimës.

Kryetari i bashkisë, Jorge Ivan Ospina në një postim rrjetet sociale, ka dënuar ashpër këtë vrasje makare. “Gjithçka tregon se vrasësi ishte ish-partneri i saj”.

Ndërkohë policia ka njoftuar se e kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco