EMRAT/ Kokainë në kamionin me dru, kush janë personat e arrestuar

EMRAT/ Kokainë në kamionin me dru, kush janë personat e arrestuar

20:47, 26/11/2020

Zbardhen emrat e të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar ‘Kështjella’ sot në Elbasan, ku u sekuestrua një sasi heroine dhe kanabisi.

Burime zyrtare bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Haziz dhe Xhulio Musain, Danjel Xhelilajn, Gëzim Ballën si dhe Endri Karaj. Në këtë operacion u sekuestruan 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi kanabis.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga 46 vjeçari Gëzim Balla, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco