Aksident i rëndë në aksin Korçë-Kapshticë, plagoset shoferi

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Kapshticë, plagoset shoferi

17:47, 26/11/2020

Pasditen e sotme, një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Zëmblak.

Burime për median bëjnë me dije se, një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Menjëherë pas ngjarjes shoferi i plagosur është nisur me ambulancë drejt spitalit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për të zbardhur detaje nga aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco