Goditën me sende të forta 17-vjeçarin, kapen dy të rinj e shpallur në kërkim

Goditën me sende të forta 17-vjeçarin, kapen dy të rinj e shpallur në kërkim

17:52, 26/11/2020

Të shpallur në kërkim pasi goditën me sende të forta një 17-vjeçar, policia ka arritur të vendosë në pranga dy të rinj.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasit A. T., dhe D. D., u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftim.

Dibër/ Njoftim

Goditën me sende të forta një 17-vjeçar, kapen nga policia dy prej shtetasve të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, u kapën shtetasit : A. T., 18 vjeç, dhe D. D., 19 vjeç, ku pas një konflikti për motive të dobëta, në qytetin e Peshkopisë, në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë kanë goditur me sende të forta një 17- vjeçar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasit A. T., dhe D. D., u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco