Grabitet si në filma shtëpia e emigrantit, për një javë, 50 mijë euro dëmi

Grabitet si në filma shtëpia e emigrantit, për një javë, 50 mijë euro dëmi

17:02, 26/11/2020

Në grabitje spektakolare ka ndodhur në një shtëpi 2 katëshe në njësinë Dajç të bashkisë Shkodër.

E gjithë skena e cila dyshohet se ka ndodhur, u zbulua tre ditë më parë nga të afërmit e pronarit të banesës Broz Kola, i cili prej vitesh jeton në Itali bashkë me familjen.

Sipas të afërmve të familjes Kola, autorët ishin maskuar si punonjës dhe janë futur brenda oborrit me një kamionçinë ndërsa për gati një javë kanë shkuar çdo ditë duke vjedhur çdo gjë që ishte brenda.

E motra e pronarit të banesës thotë se dëmi i shkaktuar kap vlerën e 50 mijë eurove pasi shtëpia ishte arreduar me mobilje moderne.

Sipas dëshmive të banorëve, autorët kanë qenë të pa maskuar teksa kryenin grabitjen e banesës me kamion. Policia pas njoftimit nga të afërmit ka shkuar në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për grabitjen si dhe ka sekuestruar disa kamera sigurie që ndodhen në zone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco