Shqiptari u gjet me thikën e ngulur në trup, pistat ku po hetohet

Shqiptari u gjet me thikën e ngulur në trup, pistat ku po hetohet

14:38, 26/11/2020

Karabinierët në Attigliano, komunë e vogël në provincën e Ternit, janë duke hetuar për të zbardhur vdekjen e një shqiptari 59-vjeçar, trupi i të cilit u gjet mes një pellgu gjaku dje në mëngjes nga një kalimtar.

Ai gjeti vdekjen nga një goditje me thikë midis barkut e gjoksit.

Një tjetër fakt makabër është zbuluar nga disa dëshmitarë, të cilët thonë se viktima e kishte ende të ngulur në trup thikën që i mori jetën.

59-vjeçari banonte në Attigliano prej pak kohësh.

Thika e mbetur në trupin e viktimës ka bërë që karabinierët të hetojnë, ndër të tjera, edhe pistën e vetëvrasjes.

Hipoteza përforcohet edhe nga fakti që prej pak kohësh 59-vjeçari kishte zbuluar se vuante nga një sëmundje e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco