Shantazhuan suharekasin  me publikimin e fotografive, duke i kërkuar para

Shantazhuan suharekasin me publikimin e fotografive, duke i kërkuar para

13:22, 24/11/2020

Dy të mitur nga Suhareka kishin shatazhuar një person duke i kërkuar 150 euro, në mënyrë që të mos i publikojnë disa fotografi. Viktima rastine  ka denoncuar tek forcat e rendit, të cilat kanë arrestuar dy të dyshuarit dhe ku kanë konfisuar edhe tolefonat e tyre. E më urdhër të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje. 

Policia, njofton se në fshatin Grejkoc të Suharekës me 19.11.2020, pas një pune hetimore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të mitur pasi që të njëjtit përmes një  profili të falsifikuar të një rrjeti social i kanë kërkuar viktimës mashkull  kosovar  i mitur 150 euro në mënyrë që të mos ja publikojnë disa foto komprometuese. 

Janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona celularë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për veprën shantazh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco