Detaje/ Vetvrasja tragjike e pacientit me COVID, 52-vjeçari prej një jave në spital

Detaje/ Vetvrasja tragjike e pacientit me COVID, 52-vjeçari prej një jave në spital

08:51, 01/11/2020

Të tjera hollësira mësohen nga akti tragjik që ndërmorri pacienti 52-vjeçar Preng Gjonaj në spitalin COVID2 në Tiranë.

Sipas  burimeve, Gjonaj me origjinë nga Tropoja kishte një javë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rënduar nga COVID-19. Ai ishte në katin e katërt të spitalit, atje ku qëndrojnë të sëmurët më rëndë dhe pikërisht atje prej nga u hodh.

Kanë qenë mjekët ata që njoftuan të alarmuar policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet.

Policia sekuestroi kartelën e viktimës në kushtet e hetimit.

Nuk ka informacion se Gjonaj ka pasur sëmundje mendore ose problem mendore por dyshime se ka pasur stres të fortë për shkak të sëmundjes.

Kjo vetvrasje bëhet më e rëndë nga fakti se është e treta që ndodh tek spitali Shefqet Ndroqi e pikërisht nga pacientët e prekur nga koronavirusi. I pari që vrau veten duke u hedhur nga kati i tretë ishte më 13 gusht, pacienti 29-vjeçar Xhino Koça nga Durrësi dhe i i dyti, më 2 shtator, 65-vjeçari Hasan Mira. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco