Tjetër vetvrasje: Pacienti me COVID-19 hidhet nga kati i katërt i spitalit 'Shefqet Ndroqi'/ EMRI

Tjetër vetvrasje: Pacienti me COVID-19 hidhet nga kati i katërt i spitalit 'Shefqet Ndroqi'/ EMRI

08:18, 01/11/2020

Policia e Shtetit nuk dha informacion për vetvrasjen që ndodhi gjatë natës në një nga spitalet e Tiranë, por nga burimet mësohet se viktima quhet Preng Gjonaj, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë.

Ai ishte pacient i Sanatoriumit, i spitalit Shefqet Ndroqi ose ndryshe COVID2 i shtruar prej disa kohësh me COVID-19.

Gjonaj është hedhur rreth orës 3 të natës nga dritarja dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Policia njoftoi paraprakisht: “Më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

Ky është rasti i tretë i vetvrasjes së pacientëve me COVID në këtë spital. Rasti i parë është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike dhe gjeti vdekjen dhe më 2 shtator, 65-vjeçari Hasan Mira, që veproi po njesoj dhe humbi jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco