Policia kërkon ndihmë nga qytetarët e Kosovës

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët e Kosovës

14:22, 30/10/2020

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet personi i kërkuar, Ilir Isufi nga Peja.

Policia bën të ditur se i Ilir Isufi është i kërkuar për veprat penale“Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh”.

“Personi i kërkuar është: ILIR (Xhem?) ISUFI i lindur me 15.08.1974 në fshatin Katundi i Ri- Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco