Këta janë veteranët  'mashtrues' të Gjilanit/ Syri.net sjell emrat

Këta janë veteranët 'mashtrues' të Gjilanit/ Syri.net sjell emrat

10:27, 30/10/2020 Nga B.T.

Ndaj gjashtë të pandehurëve Feriz Deliu, Avni Hoti, Ilmi Rexhepi Afrim Aliu, Rafet Rexhepi dhe Florim Aliu, Prokuroria Themelor e Gjilanit ka ngritur  gjashtë aktakuza për legalizim të përmbajtjes së rreme, raporton "Syri.net".

Sipas aktakuzës ata kanë vënë në lajthim Komisionin Qeveritar të Republikës së Kosovës dhe Ministrinë për Mirëqenie Sociale, në atë mënyrë që i kanë plotësuar me të dhëna të pavërteta aplikacionet e dedikuara për pjesëmarrësit aktiv në UÇK, se kinse kanë qenë të angazhuar në aktivitete ushtarake të logjistikës, ku këto aplikacione i kanë dorëzuar në Shoqatën e Veteranëve të Luftës në Gjilan, me ç’rast të pandehurve iu është njohur statusi i veteranëve të luftës dhe e drejta në pension mujor prej 170 Euro.

Të pandehurit F.A., R.R. dhe A.A., veç e veç kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumë prej 8,840€ , i pandehuri I.R., në shumë prej 5,610€ , i pandehuri A.H., në shumë prej 7,140€ dhe i pandehuri F.D., në shumë prej 5.540€.

Të gjithë të pandehurit kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumë prej 44.810 Euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco