Armë automatike dhe municion në banesë, arrestohet 51 vjeçari

Armë automatike dhe municion në banesë, arrestohet 51 vjeçari

09:43, 30/10/2020

Eshtë arrestuar një përson nga policia e Durrësit për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e  D. R., 51 vjeç, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 4 krehra dhe 70 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ja njoftimi i plotë:

Durrës

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që disponojnë armë zjarri në banesë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në një banesë në lagjen nr. 16, Durrës dhe si rezultat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 4 krehra dhe 70 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit D. R. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco