Iu vendos tritol/ Gazetari: Vajza nisi të qante, ishte shpërthim i fortë

Iu vendos tritol/ Gazetari: Vajza nisi të qante, ishte shpërthim i fortë

09:12, 30/10/2020

Një ngjarje e rëndë është shënuar pas mesnatës së sotme në Lezhë. Një sasi lende plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së një gazetari në Lezhë

Gazetari i News24 Elidon Ndreka, në banesën e të cilit u vendos tritol, thotë se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët.

Në një deklaratë për kolegët e tij, Ndreka beson se ngjarja do të zbardhet nga policia. Ai thotë se familja e tij u frikësua, pasi shpërthimi ishte i fortë.

“Nuk di të drejtoj gishtin tek një persona apo disa individë të ndryshëm, se nga kush mund të jetë kryer por shpresoj që policia të zbardhë dhe ti shkojë deri në fund ngjarjes.

Unë prej vitesh ushtroj profesionin e gazetarit, dhe e vetmja indice mund të jetë puna që bëj. Por nuk di të drejtoj gishtin. Kjo është një ngjarje e rëndë. Unë jetoj në banesë me prindërit, bashkëshorten dhe dy vajzat.

Tronditja ishte e madhe, vajza filloi të qante pasi shpërthimi ishte goxha i rëndë. Shpresoj që drejtësia ta zbardhë. Kam besim të plotë që do të zbardhet në bazë të provave dhe nga kamerat e sigurisë. Janë sekuestruar pamjet filmike”, tha gazetari.

Ja njoftimi i policisë:

Lezhë

Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre, Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N,  ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco