Autobusi me targa shqiptare u aksidentua në Kroaci, zbulohen shkaqet e përplasjes

Autobusi me targa shqiptare u aksidentua në Kroaci, zbulohen shkaqet e përplasjes

20:39, 29/10/2020

Policia kroate ka përfunduar një hetim për shkaqet e aksidentit të një autobusi me targa shqiptare në autostradën A1 pranë zonës së pushimit të Jasenica.

Siç u vërtetua, një shtetas shqiptar (43-vjeçar) ishte duke drejtuar autobusin në drejtim të Zagrebit dje rreth orës 11 të mëngjesit.

Në një moment, për shkak të pakujdesisë, ai u kthye nga korsia e djathtë, doli nga rruga dhe goditi bordurën mbrojtëse me pjesën e përparme të autobusit.

Më pas, arriti të kthehej në korsinë e trafikut dhe u ndal.

Katër pasagjerë kërkuan kujdes mjekësor, 24-vjeçari dhe 20-vjeçari pësuan lëndime më të rënda trupore, ndërsa 31-vjeçari dhe 50-vjeçari pësuan lëndime të lehta.

Të gjithë u lëshuan nga spitali pasi morën ndihmë, shkruajnë sot mediat lokale atje, ndërsa dje u tha se ishin lënduar lehtë 23 persona.

Shoferi shqiptar nuk u mat për alkool në gjak dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim penal për shkaktimin e një aksidenti trafiku. Autobusi u hoq nga rruga rreth orës 5 pasdite.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco