Kush janë minatorët që humbën jetën, u gjetën 100 metra nën tokë

Kush janë minatorët që humbën jetën, u gjetën 100 metra nën tokë

08:20, 29/10/2020

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja tragjike e ndodhur në minierën e Selishtës, në Dibër, ku janë nxjerrë të pajetë pas 48 orësh trupat e dy minatorëve dhe të një inxhinieri.

Mësohet se pas alarmit të familjarëve për zhdukjen e tyre, forca të shumta policie kanë nisur kërkimet brenda minierës, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të punëtorëve.

Policia ka gjetur fillimisht vetëm rrobat dhe sendet personale të viktimave, ndërsa kur janë futur brenda në galeri, rreth 100 metra, kanë hasur në trupin e pajetë të inxhinierit Ismail Hoxha.

Më pas, janë gjetur të pajetë edhe dy minatorët Fatos Cesku, 55 vjeç, dhe Rrushdi Rushiti, 29 vjeç. Sipas vëllait të inxhinierit, i cili bëri dhe denoncimin në polici për zhdukjen e tyre, viktimat dyshohet se i kanë mbytur gazrat brenda minierës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco