Edhe vëllai i Alvin Berishës pritet të kthehet në Shqipëri, dyshohet se jeton dhe nëna e plagosur

Edhe vëllai i Alvin Berishës pritet të kthehet në Shqipëri, dyshohet se jeton dhe nëna e plagosur

08:12, 27/10/2020

 

Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për Televizionin Abcnews sot në mëngjes, ka deklaruar se vëllai i Alvin Berishës, vogëlushi që është shpëtuar disa muaj më parë nga ky kamp famëkeq, është gjallë. Elezi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se 4 vjeçari Bunjamin pritet që të kthehet këtë të martë në Shqipëri.

“Bunjamini afër katër vjeç dhe është fëmija që pritet të kthehet sot në Shqipëri ishte djali i Afërdita Berishës e martuar ne një djalë nga Ferizaj i cili është vrarë. Vogëlushi ka qenë në gjendje kritike në momentin që është marrë nga makina bashkë me Alvinin, nënën dhe me babain e tij, nuk ka pas njohuri nga njerëzit e tjerë të kampit, gjithashtu mendohet dhe ka dyshime se dhe nëna e Alvinit është plagosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it. Ndërkohë tashmë personat që kanë qenë të plagosur janë marrë nga autoritetet kurde dhe kanë marrë ndihmën mjekësore.

Nga fillimi i marsit dyshohet se nëna e Alvinit ka qenë gjallë por nuk dihet nëse ju ka mbijetuar ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri. Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehet në Shqipëri ta marrin atje”, është shprehur ai./Abcnews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco