Vrasje e dyfishtë në Kretë, një shqiptar në kërkim për krimin monstruoz

Vrasje e dyfishtë në Kretë, një shqiptar në kërkim për krimin monstruoz

07:15, 27/10/2020

Një burrë me origjinë shqiptare është në shënjestër të autoriteteve për vrasjen e dyfishtë në Chania, Kretë.

Sipas informacionit nga ishulli, autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për vrasjen brutale, duke kërkuar burrin që hyri në shtëpinë e gruas viktimës dhe e mbyti atë.

Gruaja e moshuar u gjet në zonën Pasakaki të Chania brenda shtëpisë së saj ndërsa partneri i saj 82-vjeçar që ishte zhdukur u vra në një shtëpi tjetër.

Trupi i tij u gjendet në një valixhe.

Policia tashmë ka ekzaminuar fqinjët e  viktimës dhe ata që mund të kenë parë të moshuarin para zhdukjes së tij.

Sipas vlerësimeve të ekzaminuesit mjekësor, 79 vjeçarja u mbyt për vdekje dhe autori i panjohur ndoshta përdori një shami që u gjet e lidhur në një nyjë rreth qafës së saj.

 Në të njëjtin informacion nga ishulli thuhet se trupi i saj u gjet të dielën në mëngjes, kur vajza e  saj e shqetësuar se ajo nuk po ju përgjigjej thirrjeve, hapi derën me ndihmën e një bravandreqësi.

Kronika e zbulimit

Pak para orës 6 të së hënës pasdite, 82-vjeçari të cilin policia po e kërkonte , u gjet i vdekur brenda një shtëpie në Chania , pikërisht pranë vendit ku u gjet e vrarë gruaja 79-vjeçare .

Shtëpia është në pronësi të 79-vjeçares, një element që e ndërlikon më tej hetimin, kryesisht sepse ndodhet pikërisht pranë vendit ku ajo u gjet e vdekur .

Një forcë EL.AS shkoi në vendin e ngjarjes, në mënyrë që të kryente autopsinë dhe të hetonte shkaqet e vdekjes së tij. 

Fakti që trupi i pajetë i 82-vjeçarit u gjet në një valixhe është tronditës !

Duhet të theksohet se që nga mëngjesi, njerëzit e sigurimit po kontrollon të gjithë zonën pranë shtëpisë dhe midis pikave të hetimit është shtëpia në pronësi të 79 -vjeçares , në të cilën 82-vjeçari u gjet i vdekur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco