Rasti i 2 milionëshit të Thesarit/ Flet avokati i Kadri Shalës

Rasti i 2 milionëshit të Thesarit/ Flet avokati i Kadri Shalës

19:24, 26/10/2020

Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group” në llogaritë e së cilës dyshohet se janë derdhur mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit, sot rreth orës 12:45 është vetdorëzuar në Policinë e Kosovës, konkretisht në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Ndaj tij me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndalimin e ka konfirmuar edhe avokati i Kadri Shalës, Osman Hoxha.

Ai deklaroi se klienti i tij i ka dhënë të gjitha detajet lidhur me rastin gjatë intervistimit që ka zgjatur rreth pesë orë. Avokati Hoxha ka thënë se klienti i tij ka dashur të kontribuojë me mundësitë e tij, por ka potencuar se ai është i pafajshëm.

Kur u pyet nga Klan Kosova se ku jeton dhe vepron pronari i kompanisë “LDA Group”, Hoxha tha se Kadri Shala jeton dhe vepron në Kosovë, por që ditëve të fundit ai ishte në vizitë pune në Turqi dhe pas kthimit nga atje është dorëzuar pranë organeve kompetente.

Lidhur me këtë Klan Kosova ka kërkuar më shumë informacione duke shtruar pyetjen se a është dashur të arrestohej Kadri Shala me të arritur në Kosovë, pasi ndaj tij ka pasur hetim dhe është kërkuar nga policia.

Pala mbrojtëse e Kadri Shalës nuk ka dhënë përgjigje rreth kësaj çështje duke thënë se kjo është kompetencë e policisë.

Por, juristët dhe njohësit e fushës së sigurisë të intervistuar nga Klan Kosova kanë deklaruar se arrestimi është dashur të ndodhë sapo Shala është futur në territorin e Kosovës, pasi sipas ligjeve në fuqi nëse ka fletëarrest për ndonjë person që ndodhet jashtë vendit i njëjti arrestohet kur futet në territorin e Kosovës.

Pronari i “LDA Group” Kadri Shala, para se të vetdorëzohej, kishte lëshuar edhe një letër për opinionin publik. Aty ai kishte thënë se është i pafajshëm duke shtuar se ai kishte menduar se paratë në xhirollogarinë e tij janë derdhur nga borxhlinjtë e  tij, dhe se të njëjtat mjete ai ua kishte kthyer atyre që ai i kishte pasë borxh,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco