U tha se u gjet e dhunuar pas disa ditësh zhdukje, familja e vajzës nga Skenderaj tregon çka ndodhi në të vërtetë

U tha se u gjet e dhunuar pas disa ditësh zhdukje, familja e vajzës nga Skenderaj tregon çka ndodhi në të vërtetë

15:11, 26/10/2020

Rasti i vajzës nga Skenderaj, e cila u raportua e zhdukur për gjashtë ditë është hapur si “dhunim” në Policinë e Kosovës.

Me anë të raportit ditor, policia konfirmoi se për gjetjen e E.F., 26 vjeçare, është njoftuar edhe prokurori, teksa nuk njoftohet për ndonjë të arrestuar.

Gazeta Express, ka kontaktuar me vëllain e 26 vjeçares për të kuptuar nëse dyshojnë se e reja ka mundur të jetë keqpërdorur seksualisht gjatë qëndrimit jashtë shtëpisë, mirëpo ai mohon se dikush ka mundur ta dhunojë motrën e tij.

“Nuk është ajo, policia munden me thanë dhunim, por ne e njohim personin në fjalë. E kemi motër, ajo nuk është person që mundet me dhunu dikush”, tha vëllai i E.F.

I pyetur nëse E.F., ka biseduar me familjarët pasi që është gjetur, ai tha se motra e tij ka humbur peshë dhe ka thënë se ndjenë djëgësim.

“Ajo ka qenë e humbur që 10 dite, ka humbur shumë peshë , në aspektin shëndetësor është dërmu pothuajse. Por pasi e kemi dërgu në spital e ka marrë vetën edhe po folë po njeh, është ma mirë shumë”, tha ai.

“Me mu mbrëmë ka folë pak, vec më ka thënë kam djegësim për shkak se ka nejt shumë në mal, tjetër asgjë s’ka thënë”, shtoi vëllai i saj.

Lidhur me trajtimin mjekësor të26 vjeçares nga QKUK-ja nuk janë deklaruar sot, pasi siç thanë “me rastin është duke u marrë policia dhe prokuroria dhe për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të flasin”.

Ndërsa, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti u përshkrua si më poshtë:

“DHUNIM /Gllogoc Me datën 25.10.2020 rreth orës 10:40 është gjetur viktima femër kosovare e cila ishte raportuar si e zhdukur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, transmeton Gazeta Express.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco