Zbulohet...ja shuma e parave që dyshohet se ishin në kasafortën e vjedhur të AUV-it

Zbulohet...ja shuma e parave që dyshohet se ishin në kasafortën e vjedhur të AUV-it

21:08, 25/10/2020

1500 euro ishte shuma e mjeteve që ishin në kasafortën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, e cila u vodhë para dy ditësh.

Kështu kanë theksuar për Gazeta Blic brenda Hetuesisë së Policisë së Kosovës.

"Në kasafortën e vjedhur në AUV ishin 1500 euro. Pos këtyre të hollave, kishte edhe disa dokumente të këtij agjencioni”, tha ky burim, duke mos saktësuar se për çfarë dokumentash bëhet fjalë.

Grabitja e kasafortës së AUV e cila peshonte hiq më pak se 300 kilogram, u vodh më 22 të këtij muaji.

Rastin zyrtarisht e kishin konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje se çka kishe brenda kësaj ksaforte.

“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në nje objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje”, kishin theksuar nga Policia e Kosovës.

Pas kësaj vjedhjeje ka folur edhe Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Naser Krasniqi.

Ai në një adresim për media nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e kasafortës me arsyetimin se kjo mund ta pengojë procesin e hetimit që është duke u kryer nga Policia.

Krasniqi ndër të tjera konfirmoi se vjedhja ka ndodhur nga 00:00 deri në ora 04:00.

“Konfirmoj se në AUV ka pasur një ndërhyrje gjatë natës së mbrëmshme, ku personat e paautorizuar kanë hyrë, edhe pse objekti është i ruajtur nga Policia. 
Rasti është duke u hetuar nga Policia dhe ne nuk mund të japim detaje të tjera, deri sa të përfundojë hetimi. 

Dyshohet se personat kanë hyrë nga pjesa e pasme e objektit”, ka thënë ai.

Kjo vjedhje kishte ndodhur vetëm një ditë pas skandalit të vjedhjes së 2.1 milion eurove nga Thesari i Shtetit.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco