Aksidenti në Lushnje, plagoset shoferja dhe dy të tjerë

Aksidenti në Lushnje, plagoset shoferja dhe dy të tjerë

15:50, 25/10/2020

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, ku një 19-vjeçare pasi ka humbur kontrrolin e mjetit ka përfunduar duke dalë jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët e tjerë në makinë me 19-vjeçaren, respektivisht shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç,  të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "BMV", ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco