Rrahen ndërmjet vete gjashtë vitomiricasë

Rrahen ndërmjet vete gjashtë vitomiricasë

18:08, 24/10/2020

Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj, pasi që pas një mos marrëveshje janë rrahur mes vete rreth orës 16. 35 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Policia njofton se njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili në Stacionin Policor në Pejë i ka dëgjuar palët e përfshira në rast.

Me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve ndalen në mbajtje, ndërsa të dyshuarit e tjerë lirohen në procedurë të rregullt për veprën penale lëndim i rëndë trupor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco