Tre persona dhunojnë seksualisht një të mitur në Gjilan

Tre persona dhunojnë seksualisht një të mitur në Gjilan

13:24, 24/10/2020

Tre persona janë arrestuar pasi janë gjetur në një motel së bashk me një femër e mitur, me të cilën dyshohet se kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00, në Gjilan.

“Janë arrestuar tre të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit janë gjetur në një motel së bashku me viktimën f/k, e mitur, me të cilën dyshohet se kishin kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në raport.

Siç thuhet tutje në raport, me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco