Lëndohet rëndë një punëtor gjatë punës në një firmë në Gjakovë

Lëndohet rëndë një punëtor gjatë punës në një firmë në Gjakovë

13:11, 24/10/2020

Një person është lënduar rëndë gjatë punës në një firmë në Gjakovë.

Viktima mashkull është rrëzuar nga një lartësi prej 6 metrave, duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore.

I njëjti është dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

“Fsh. Skivjan, Gjakovë 23.10.2020 – 15:40. Raportohet se viktima m/k, ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që ishte duke punuar në një firmë vendore dhe ishte rrëzuar nga një lartësi prej 6 (gjashtë) metrave. I njëjti me autoambulancë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco