Dosja e Prokurorisë/ 2 milionë eurot u vodhën për 8 minuta, me anë të userit fiktivë për transferim parash

Dosja e Prokurorisë/ 2 milionë eurot u vodhën për 8 minuta, me anë të userit fiktivë për transferim parash

16:03, 22/10/2020

Dosja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për zyrtarin që mundësoi transferin e mbi dy milionë eurove paraqet mënyrën se si personat e përfshirë në këtë vjedhje i futën duart në Thesarin e Shtetit.

Prokuroria ka bërë të ditur se në Ministrinë e Financave, i akuzuari, Labinot Gruda për 8 minuta kishte krijuar usera fiktivë të cilët do të dukeshin sikur të ishin të punëtorëve të këtij dikasteri e që do t’i mundësonin pastaj që kundërligjshëm t’i transferonte 2,077,995.90 euro në llogari të kompanisë “LDA Group”, që është në pronë të dy personave që ndodhen në arrati.

“Ky kusht është përmbushur me faktin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë me këtë kërkesë, gjë që argumentohet me faktin se si person zyrtar me qëllim të përfitimit për vete dhe tjetrit, me datën 09.10.2020 në intervalin kohor prej orës 12:11 deri në orën 12:19 nga zyra e tij në Ministrinë e Financave-thesari i Kosovës duke krijuar.

Usera të ndryshëm që duken si usera të punëtorëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të njëjtat i ka përdorur në mënyrë të kundërligjshme ka realizuar katër transaksione në vlerë të përgjithshme prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 cent, në llogarinë bankare të kompanisë “LDA Group” Sh.P.K””, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Labinot Gruda duhet të paraburgoset, pasi ai mund të ikë jashtë vendit në rast se nuk i caktohet masa e sigurisë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco