Gjatë punimeve shpërthen zjarri në Qendrën e Studentëve

Gjatë punimeve shpërthen zjarri në Qendrën e Studentëve

15:46, 22/10/2020

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës  përmes një komunikatë për media ka njoftuar se ka shpërthyer një zjarr gjatë punimeve, raporton syri Kosova.

Në komunikatë thuhet se nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

“Gjatë ditës së sotme në ora 14:00, në Qendrën e Studentëve ka shpërthyer një zjarr gjatë punimeve në rezervuarët e ujit sanitar. Menjëherë pas kësaj punëtorët e Qendrës së Studentëve kanë intervenuar dhe kanë arritur ta kontrollojnë përhapjen e zjarrit deri në ardhjen e njësitit të zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin përfundimisht. Ju informojmë se gjatë këtij incidenti nuk ka të lënduar dje as dëme materiale”, thuhet në komunikatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco