Dështimi i tretë i gjykatës ndaj Fatmir Gjonbalajt për korrupsionin në telekom

Dështimi i tretë i gjykatës ndaj Fatmir Gjonbalajt për korrupsionin në telekom

14:46, 22/10/2020

Përsëri dështoi seanca gjyqësore në rastin ku për korrupsion, po akuzohet zyrtari i Telekomit të Kosovës, Fatmir Gjonbalaj, i cili akuzohet se në cilësi të menaxherit të prokurimit, nuk ka zbatuar vendimin dhe urdhëresën e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Sipas aktakuzës ai e ka dëmtuar këtë TK-në për 55 mijë euro.

Shkak i dështimit të seancës që ishte paraparë të mbahej këtë enjte në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u bë mungesa e përqafuesit të Prokurorit të Shtetit si dhe e mbrojtësit së të akuzuarit, avokatit Agron Selimaj. 

Po ashtu, në seancë nuk ishte i pranishëm as vet i akuzuari Gjonbalajt.

Kryetarja e Trupit Gjykues për këtë rast, Nushe Kuka-Mekaj, tha se nga prokuroria ka pranuar një parashtresë në të cilën ishte arsyetuar mungesa e prokurorit për këtë seancë, për shkak të zgjedhjeve që ishin duke u mbajtur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për zgjedhjen e përfaqësuesit të kësaj prokurorie në Këshillin Prokurorial.

Ndërsa edhe avokati Selimaj e ka njoftuar paraprakisht gjykatën se për shkaqe shëndetësore nuk mund të marr pjesë në seancën e së enjtes.

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca u shty për 1 dhjetor 2020, ora 10:30.

Ndryshe, është kjo seanca e tretë me radhë që dështon të mbahet për këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco