Gjashtë të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Gjashtë të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

11:18, 22/10/2020

Polica e Tiranës gjatë orëve të fundit ka njoftuar se janë arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale.

Kështu mësohet se janë arrestuar: B. P., 30 vjeç pasi ishte në kërkim kombëtar i dënuar nga Gjykata e Tiranës për prodhim dhe shtitje të narkotikëve dhe mosbindje të punonjësit të policisë, R. C., 47 vjeç, pasi ka dhunuar me sende të forta bashkëjetuesen, A. D., 36 vjeç pasi ka tentuar të godasë me thikë babin dhe vëllanë e tij, Q. Ç., 64 vjeç pasi ka vjedhur një biçikletë.

Ndërkohë janë ndaluar edhe 3 persona të tjerë G. R., 29 vjeç, H. B., 60 vjeç dhe M. Gj., 25 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohen në flagrancë dhe 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë kapur dhe ndaluar shtetasin B. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. C., 47 vjeç, pasi në rrugën “Marko Borçari”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me sende të forta bashkëjetuesen e tij, e cila është dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit A. D., 36 vjeç, pasi në gjendje të dehur ka ofenduar, kërcënuar dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës (thikë) babanë dhe vëllanë e tij, në banesën e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. Ç., 64 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. C.

Nga specialistët e  Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G.R., 29 vjeç, H. B., 60 vjeç dhe M. Gj., 25 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

-Gjatë natës, në Shkozë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa në pronësi të shtetasit V. M., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco