Arrestohet 20-vjeçarja pa patentë, aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin

Arrestohet 20-vjeçarja pa patentë, aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin

09:59, 21/10/2020

Policia e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçare, e cila akuzohet për 3 vepra penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Sipas bluve, A. SH., 20 vjeçe, banuese në Burrel, më datë 19.10.2020, në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin Z. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky i fundit, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco