Aksion i Policisë në Prishtinë, arrestohet një person

Aksion i Policisë në Prishtinë, arrestohet një person

01:13, 21/10/2020
Një person është arrestuar gjatë një aksioni i cili është zhvilluar orët e mbrëmjes së sotme në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. Sipas Kelanit aksioni është zhvilluar në kuadër të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike. “Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në orët e mbrëmjes së datës 20.10.2020, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar”, tha Kelani për KALLXO.com. Policia nuk ka dhënë detaje për veprën penale të të arrestuarit ndërsa Kelani ka përmendur se me rastin janë njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit. “Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë do të ju mbajmë të informuar”, tha Kelani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco