EMRAT/ Përplasja tragjike e motorave, kush janë viktima dhe personi i plagosur

EMRAT/ Përplasja tragjike e motorave, kush janë viktima dhe personi i plagosur

19:58, 20/10/2020

Janë zbardhur identiteti i personit që humbi jetën në mbrëmje në fshatin Halilaj dhe I shtetasit që mbeti I plagosur nga përplasja e dy motorrave. Viktima e këtij aksidenti është shtetasi 54 vjeçar, Veleriano Bualli, banues në fshatin Vërri, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi, Flaurent Kaja.

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco