Motori përplas kalimtaren në Tiranë, në gjendje të rëndë në spital

Motori përplas kalimtaren në Tiranë, në gjendje të rëndë në spital

18:31, 20/10/2020

Një aksident është shënuar ditën e sotme në Tiranë.

Një e moshuar raportohet se është përplasur nga nga një motor dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në orën 17.40 në rrugën ‘Tre dëshmorët’

Burime nga policia bënë me dije se motori me drejtues shtetasin me inicialet K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen me inicialet V.Z., e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, mjeti motorr me drejtues K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V.Z.,75 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco