U kap me 30 kg drogë/ ‘Arrest shtëpie’ për vëllain e ish shefit që i doli emri te përgjimet e Dibrës

U kap me 30 kg drogë/ ‘Arrest shtëpie’ për vëllain e ish shefit që i doli emri te përgjimet e Dibrës

16:37, 20/10/2020

I arrestuar me 30 kg hashash, ?Pajtim Aga vëllai i ish-shefit të Policisë Rrugorë në Dibër, Robert Aga, është liruar nga burgu. 

 Më 29 shtator 2020, Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur që Pajtim Aga, pas 9 muajsh në burg, t’i zëvendësohet masa e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”.

Duke iu referuar informacioneve të mëparshme, Pajtim Aga është vëllai i ish-shefit të Policisë Rrugore në Dibër, i cili doli në përgjimet për blerjen e votave në Dibër.

Pasi i vëllai u kap me mbi 30 kg hashash në Tiranë, Robert Aga u shkarkua nga detyra si shef Policie.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin për “lirimin” nga burgu të Pajtim Agës dhe dërgimin e tij në shtëpi. Sipas Prokurorisë, Pajtim Aga duhet të ishte në brug bashkë me 6 të arrestuarit e tjerë të operacionit “Tranzit”, Edmond Rajta, Shkëlzen Nazari, Devis Mija, Marsida Piperi, Arjet Halilaj dhe Fatjon(Paulin) Dodaj.

Mirëpo, kur çështja ka shkuar në Gjykatën e Apelit, Prokuroria e Tiranës është tërhequr nga ankimimi dhe Gjykata s’ka pasur pse të marrë vendim, duke lënë fuqi vendimin e shkallës së parë që “çoi” në shtëpi Pajtim Agën. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë më 13 tetor 2020.

Kujtojmë se Pajtim Aga dhe më herët është arrestuar dhe dënuar për trafikimin e një sasie kokaine, ndërkohë që vëllai i tij, Roberti ishte pjesë e përgjimeve të publikuara nga Bild.

Ai dyshohet se ka pasur rol aktiv në pazaret për blerjen e votave, ndërkohë që iu publikua dhe një bisedë ku i thoshte Saimir Tahirit se ishte ushtari i tij. (lexo edhe ketu lajmin)

Në shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë.

Më pas në vitin 2018, Mateo Aga, 21 vjeç, djali i Pajtimit, pra nipi i Robertit u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara. Familjarët e Mateos shprehën dyshimet se ai mund të jetë rrëmbyer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco